Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar dje shpërthimet e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut të saj. Teksa ishte i ftuara në një studio televizive, kryedemokrati Basha u shpreh se nga puna e SPAK janë në panik ata që duhet të jenë në panik, të cilët sipas tij janë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj. “Ku të çon mushka”, u shpreh Basha duke komentuar reagimet e ashpra të Metës ndaj SPAK, teksa mori në konsideratë se kjo strukturë po godet korrupsionin. Ai theksoi se në momentin që një strukturë që po godet korrupsionin, goditet nga një person, Meta në këtë rast. “Në panik janë ata që duhet të jenë në panik. Është Rama, Veliaj, ish-dyshi i Ramës është në kërkim, nja dy-tre të tjerë janë në hetim dhe në burg. SPAK ka trazuar ujërat e kastës 34-vjeçare të politikës shqiptare. PD, i vetmi ligj që votoi ishte për SPAK. Ka qenë partia e Ilir Metës që i ka votuar pesë ligje të tjera për të cilat ishim skeptikë. Unë kam qenë i vetëdijshëm për atë që po votonim. Një ndryshim në kulturën institucionale. Kur ke një strukturë që po godet korrupsionin, i cili është një problem që është kthyer në gangrenë, ti godet të vetmin institucion të cilit ja kemi dhënë vetë kompetencat, ku të çon mushka? Nëse pas kësaj ka interesa personale, nëse flet si i pandehur kjo është diçka tjetër dhe është sulm personal”, deklaroi Basha.
Basha: Mbështesim drejtësinë dhe pikë
Ndërkohë analisti Fatos Lubonja i ftuar në studio “vuri” një bast me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. “Duke marrë parasysh çfarë kemi parë, mund të vija bast duke marrë parasysh Dumanin, meqë mbështetet nga amerikanët. Vërtetë mund të bëhet aq rrezik. Nesër mund të mos jetë atyre. Mund ta hajë një intrigë politike. Midis pritshmërisë që ai të bëjë ndonjë gjë edhe kundra Ramës dhe prishmërisë se Rama mund ta ‘hajë’ atë, le të vëmë bast sot se kush do të fitojë nëse situata janë këto që janë sot. Se si një politikan nuk ka dyshime dhe e mbështet SPAK-un në këtë mënyrë, kjo nuk qëndron”, deklaroi ai. Po Basha iu përgjigje prerë se ai dhe PD mbështesin drejtësinë. “Kur flasim për pritshmëri, flasim për pritshmëri. Sa do të presim, shpresa ime është që nuk do të presim gjatë. Do e mbështetës apo t’i fusim stërkëmbësin nëse ke interesa personale. Do ta mbështesim. Kjo nuk përjashton rezervat. Rama përfshirë edhe këta dy të tjerët. Sigurisht do e mbështetësh duke ecur përpara. Nuk duhet të ketë mesazhe shkurajuese. Rama përpiqet të influencojë, Veliaj përpiqet të influencojë. Nuk e vë bastin unë sepse shqetësimi më i madh është kjo që thua ti. Krimi i organizuar shqiptar, pushteti i sotëm politik që është shkrirë me interesat e krimit të organizuar që është më i pasur se para 11 vitesh përbëjnë një rrezik fizik dhe politik edhe për SPAK-un. Duhet një qeveri që nuk është kjo të futet në një luftë ndiq paranë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. A duhet mbështetur e vetmja strukturë apo duke i shtyrë fitila, pa dyshim që duhet mbështetur dhe pikë”, u shpreh ai.
Marrëveshja PS-Rithemelimi
Nga ana tjetër, kreu i PD Lulzim Basha ka folur para seancës plenare të ditës së djeshme për kallëzimin që ka bërë në SPAK ndaj Lindita Nikollës për shpërdorim detyre. Basha tha se Nikolla ka zhbërë vendimet që janë marrë nga drejtuesit e PD, duke njohur Bardhin si kreun e grupit, i cili ktheu edhe deputetët e përjashtuar. Ky është një pazar tha Basha mes Rithemelimit dhe PS, ku për të futur deputetët në grupin e PD nuk çuan Olta Xhaçkën në Kushtetuese. “Kjo është pjesë e lojërave politike, teatrit që bëhet në kurriz të shqiptarëve. Kanë 5 muaj që gjoja bllokojnë Kuvendin, kalon buxheti me 3 minuta,, vendime të rëndësishme dhe pastaj bëhen bashkë për një amnisti që liron të korruptuarit, pro jo protestuesit. Pakti vazhdon, nga njëra anë duan t’i imponohen PD. PD ka marrë vendime që qëndrojnë në themel të identitetit tonë politik, partneriteti me SHBA dhe drejtësinë. Rama përdor këtë pazarxhinj për t’iu bërë një nder atyre dhe merr nderin tjetër që është qëndrimi i Olta Xhaçkës, qëndrim totalisht i rakorduar. Kushtetuesja u shpreh, nuk votoi parlamenti, ngrihu blloko foltoren. Ta bllokojnë këta pazarxhinjtë. Bubat e Lindita Nikollës mashtrojnë opinionin. Jo çdo bub kur leh e ka me të keq, leh edhe se do të hajë. Të çohen e të bllokojnë foltoren, se me vendimin për Olta Xhaçkën jemi më krizë kushtetuese. Këta bëjnë sikur s’ka ndodh asgjë, sepse e kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, nënvizoi Basha.
