Kosova arriti të marrë një mbështetje maksimale nga deputetët e Asamblesë Parlamentare, duke shënuar një moment historik. Asambleja Parlamentare ka votuar pro me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Për Kosovën pro votuan 171 deputetë, ndërsa kundër ishin 29, 11 abstenuan. Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amendamentet e propozuara nga Serbia. Tani, fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj. Kjo mbështetje historike ndaj Kosovës, ka tërbuar mediat në Beograd pro qeverisë së Aleksandër Vuçiç, të cilat shkruajnë se grekët i tradhëtuan ndësa spanjollët mbajtën e tyre. Katër deputetë nga Hungaria, dy nga Qipro ishin kundër dhe nga pesë deputetë të Greqisë vetëm një votë kundër, shkruan B92. Kundër ka votuar edhe një deputet nga Gjermania, dy deputetë nga Franca dhe një nga Italia. Kundër ishin shtatë anëtarë të delegacionit serb, si dhe Maja Vukiçeviç nga Mali i Zi, si dhe Snje?ana Novakovi? dhe Branislav Borenovi? nga Bosnja dhe Hercegovina. Midis 11 abstenuesve ishte një deputet nga Mali i Zi, gjashtë italianë dhe tre moldavë, si dhe një gjerman, u njoftua në faqen e internetit të PSSE. Pas miratimit të raportit të ish ministres greke, Dora Bakoyanis, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do t’i dërgojë një rekomandim për pranim Komitetit të Ministrave të Punëve të Jashtme, i cili merr vendimin përfundimtar me një shumicë prej dy të tretave të ministrave ose ambasadorëve që i përfaqësojnë dhe që janë të pranishëm në momentin e votimit. Mbledhja e Komitetit të Ministrave duhet të mbahet nga data 16 deri më 17 maj në Strasburg.
Grushti” në Strasburg, Serbia e zhgënjyer nga Greqia, ja pse Athina po ndryshon qëndrim
Data
