Nëse nuk do të ishte për presionin e ushtruar nga SPAK dosja e sterilizimit do të ishte mbyllur.
SPAK nuk është ku duhet, por brenda një hapësire kohore prej një viti ka avancuar shumë.
“Për shkak të parave që janë harxhuar aty, përfshirjes që ka aty këto çështje mund të ishte groposur po të mos kishim një SPAK që ushtron presion. Ajo ishte mbyllur, e njëjta dosje ishte mbyllur nga prokuroria e vjetër. Edhe inceneratorët, sterilizimi janë zvarritur, SPAK nuk është ku duhet, por në një vit ka avancuar shumë.
Rama nuk do që të shkojë në burg, burgu është deri në fund të jetës, jo vetëm mandati. Rama e di shumë mirë që ditën që humb pushtetin nuk ka si mbrohet. Rama drejton një nga çetat më të korruptuara në vend. Nga ardhja e Dumanit në krye të SPAK për një vit këtu është avancuar më shumë se në 30 vjet. Nuk është si duhet të jetë, por është shumë më mirë se si ka qenë”.
