Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, në një intervistë televizive nga Strasburgu, ka komentuar dje zhvillimet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës por edhe aktualitetin politik në Shqipëri. Po ashtu, Basha ka komentuar reagimin e Ambasadës Amerikane, teksa njëjtët si SHBA, mori në mbrojtje SPAK-un pas akuzave nga Ilir Meta. “E mbështes plotësisht deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Partia Demokratike dhe unë kemi ngritur prej kohësh shqetësimin që ka një revansh nga mazhoranca dhe Edi Rama, nga ministrat e tij, nga kryebashkiakët e tij, të cilët gjenden nën panik pasi e kuptojnë se e kanë humbur kontrollin që kanë pasur mbi drejtësinë, një drejtësi që po fillon të hedhë hapat e parë të pavarur. Dhe duken frytet e para, për ministra, zëvendëskryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtorët e tij, të gjithë ndodhen para SPAK-ut. Nga ana tjetër ka një aleancë deri para pak kohësh të fshehur, por tashmë ka dalë hapur, ku po sulmohet SPAK-u, që është institucioni i vetëm që po lufton korrupsionin, dhe ku korrupsioni mbetet problemi kryesor i kësaj qeverie. Dhe nga ana tjetër një qeveri që artikulohet pro SPAK-ut, por me vendimet që ndërmerr, i kufizon hapësirat SPAK-ut. Kishim një drejtori, tani kemi një ministri për Korrupsionin, një ministri që bën zero punë dhe merr taksat e shqiptarëve jo për ta luftuar apo denoncuar korrupsionin, por për ta mbuluar korrupsionin. Mesa duket SPAK-u është në shënjestër të këtyre faktorëve politikë të qeverisë dhe Kryeministrit dhe ka një sërë hapash që me amnistinë e turpshme që u falën të dënuarit për korrupsion, dhe që nuk do të ishte e mundur pa bashkuar votat me një pjesë të atyre që i thonë vetes opozitë. Duke vazhduar përpjekjet me instrumenta ekstra-kushtetues duke i mbivendosur SPKA-ut, dhe duke ia kufizuar të gjitha mundësitë pa kallëzime penale nga institucionet, me mungesa në personel, dhe qartësisht këta janë bërë pishman për SPAK-un dhe ky është lajm i mirë për shqiptarët. Pasi për herë të parë në 34 vite kemi prokurorë të cilët guxojnë të administrojnë problemin më të madh që ka Shqipëria që është pandëshkueshmëria dhe mungesa e shtetit ligjor”, deklaroi Basha.
Flet bedeli një përdorimsh:Basha sfidon trekëndëshin Rama-Berisha-Meta: Mbështetje të plotë për SPAK në luftën ndaj korrupsionit
Data
