Dritë ‘jeshile’ për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Rama me gjysëm zëri : Një hap historik! Komiteti i Ministrave duhet ta vulosë në muajin maj

Data

Kryeministri Edi Rama thotë se votimi që bëri Asambleja Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE është një hap historik.

Me anë të një postimi në Facebook, Edi Rama shkruan se hapi i fundit historik është në maj, ku në Komitetin e Ministrave, të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: Ta vulosin anëtarësimin.

“Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe  i bëri nder vetë Këshillit të Europës”, shkruan Rama.

NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE

Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe  i bëri nder vetë Këshillit të Europës

Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:

VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm🇽🇰

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related