Unë nuk e di se nuk kam qenë më ministër”/ Arrestimi i ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, reagon Çuçi: Ervin Muça i plotësonte të gjitha kriteret, u rekrutua për…

Data

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Bledi Çuçi, ka folur për herë të parë në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça, për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Çuçi tha për gazetarët se Ervin Muça është rekrutuar në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm dhe se emërimi i tij u bë pas propozimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Më tel, ai theksoi se Muça i plotësonte të gjitha kriteret për t’u emëruar në artë dikaster.

“Ai është marrë për një kohë të gjatë me menaxhimin e këtyre strukturave shtetërorë të teknologjisë së informacionit.

Në dijeninë time ka qenë edhe në Ministrinë e Financave. Unë kam qenë Ministër kur Drejtori i Përgjithshëm e ka propozuar për të drejtuar departamentin në polici, si një përgjigje për të rritur kapacitetet dhe terreni që ne shohim, merren më të mirët.

Në dijeninë time dhe në relacionin shoqërues, i plotësonte të gjitha kriteret dhe ishte një rekrutim normal”, tha Çuçi.

Ndërsa pyetje nëse me Muçën u rritën kapacitet e Policisë, Çuçi tha se nuk e di pasi nuk ka qenë më Ministër i Brendshëm, por sipas tij ka qenë një nga propozimet më profesionale që i është bërë.

“Unë nuk e di se nuk kam qenë më ministër, por ka qenë një nga propozimet më profesionale që më ka ardhur”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related