Mandati i Olta Xhaçkës/ Maxhoranca refuzoi dërgimin në Kushtetuese, Grupi i Rithemelimit i dërgon letër BE-së dhe Trupit Diplomatik në Tiranë (Dokumenti

Data

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tiranë në lidhje me refuzimin e  mazhorancës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhackës.

Refuzimi i mazhorancës është parë si dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vite.

Përmes një shkrese zyrtare Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka informuar për këtë cështje Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputeten Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, si dhe gjithë Trupin Diplomatik të Akredituar në Tiranë.

Ky pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related