“Mbrojtja” e Kuvendit ndaj Xhaçkës, Zhupa akuza ndaj mazhorancës: Dje mori fund Reforma në Drejtësi, ishte e gjitha një puç institucional

Data

Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë votoi kundër kërkesës së dytë të opozitës për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese çështjen mbi pretendimet për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha përmes një interviste televizive se dje u zhvillua një puç institucional.

Sipas Zhupës dje mori fund reforma në drejtësi.

“Dje mori fund reforma në drejtësi. Dje mazhoranca tregoi që nuk ka vullnet të zbatojë vendimet e gjykatës kur bie ndesh me veprimet e tyre. Do të denoncojmë këtë që bën mazhoranca, ne nuk mund t’i detyrojmë t’i kthehen shtetit ligjor, s’kemi mekanizëm që t’i detyrojmë të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

SPAK ka nisur hetimet për aferën e investimit strategjik ku është përfshirë familja e Xhaçkës, Goro është i arrestuari i parë për pronën e Xhaçkës, për dokumente e falsifikuara, për mbivendosje të pronës. Ka qenë një denoncim nga kryetari të zgjedhur të Himarës.  Është në proces, SPAK po e heton dhe nuk ka nevojë për padi të re.

Ne nuk kemi informacion më të klasifikuar nga ato që mund të marrë SPAK. Por këtu nuk bëhet fjalë më për drejtësi, por për faktin sesi një mazhorancë ka shkatërruar reformën në drejtësi, një investim të ndërkombëtarëve.”,tha Zhupa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related