Boçi dhe Alizoti: Duhet të ngrihemi, të shkërmoqim regjimin narko-diktaturë të Edi Ramës

Data

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi deklaroi dje në një takim me qytetarët në Rrëshen se Mirditën nuk e gjunjëzoi as otomani, as serbi, as regjimi komunist dhe as Rilindja, që ia përplaset me fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Zoti Boçi theksoi se revanshi komunist ka trokitur tashmë në portë, ndërsa pluralizmi është mbytur. “Kjo kohë kërkon angazhimin e secilit prej nesh si qytetar, sepse Edi Rama ka ndërtuar mbi dramat e shqiptarëve, perandorinë e vet dhe fronin e vet, nga ku krekoset në para e luks. Jeta sot është mozaik dramash, dramë të jesh fëmijë, dramë të jesh i ri, dramë të jesh i aftë për punë, dramë të jesh në fundin e jetës, dhe këtë dramë ne duhet ta përmbysim, ne duhet të përmbysim dhe shkërmoqim regjimin narko-diktaturë dhe fronet e Edi Ramës”, deklaroi Boçi. Ndërkohë edhe deputeti Tomor Alizoti gjatë takimit në Rrëshen tha se Edi Rama është ndoshta i vetmi kryeministër që udhëton me avion privat, madje udhëton me avion privat kur njerëzit nuk kanë bukë të hanë. Alizoti theksoi se kur u rrëzuan baballarët e këtyre që janë sot në pushtet, nuk është e vështirë të rrëzohet edhe ky Kryeministër që është sot.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related