Rrjeti Safe Journalists ditën e djeshme i ka dërguar një letër Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku kërkojnë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Dizinformimin. Në letër nënvizohet se është e domosdoshme që të merret parasysh përfshirja e lirisë së medias, e shprehjes si dhe siguria e gazetarëve. “Urgjenca në formimin e komisionit, mungesa e një procesi konsultativ me palët e interesuara, mungesa e konsensusit nga opozita dhe miratimi i shpejtë më 3 prill 2024, në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë, ngre shqetësime në lidhje me qëllimin dhe objektivat e komisionit” thuhet në letrën e Safe Journalist. Gjithashtu, gazetarët i bëjnë thirrje Kuvendit të miratojnë edhe kuadrin që jep përparësinë e gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies. “Duke qenë se krijimi i Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin është tashmë një fakt i përfunduar, i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe komisionit të sapoformuar të miratojnë një kuadër që i jep përparësi transparencës, gjithëpërfshirjes, llogaridhënies dhe efektivitetit në veprimtarinë e tij”, shkruhet në letër. Gjithashtu, gazetarët e rrjetit Rrjeti Safe Journalists kërkojnë një dialog me Kuvendin e Shqipërisë që të miratohet qasjen që balancon luftën kundër dezinformimit duke vënë në dispozicion çdo dialog dhe kontribut që do të ndihmojë në arritjen e saj. “Ne presim me padurim një dialog konstruktiv dhe jemi të etur të shohim Kuvendin e Shqipërisë të miratojë një qasje që balancon luftën kundër dezinformimit me imperativin për të mbështetur lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes. Ne jemi të vëmendshëm ndaj veprimeve dhe vendimeve tuaja në këtë çështje dhe jemi në dispozicionin tuaj për çdo dialog apo kontribut që mund të ndihmojë në arritjen e këtyre objektivave të përbashkëta. Mezi presim të dëgjojmë nga ju.”, thuhet në kërkesën e rrjetit të gazetarëve ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë se Kuvendi ka futur në rendin e ditës së të enjtes, 11 prill 2024 ngritjen e këtij komisioni të kërkuar nga mazhoranca socialiste.
Safe Journalists i dërgon letër të hapur Nikollës: Kërkojmë ngritjen e komisionit për Dezinformimin, të merren parasysh implikimet për lirinë e medias
Data
