A po shkon Berisha drejt djegies së mandatit? Avokati Gjokutaj zbardh detajet e bujshme: Një person në ‘arrest shtëpie’ është më i kufizuar se…

Data

Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka deklaruar për mediat se qëllimi i gjykatës me rrëzimin e kërkesave për lehtësimin e masës së sigurisë ndaj Berishës, është djegia e mandati të tij të deputetit.

Ai u shpreh se qëllimi i kësaj sage arrestesh dhe rrëzim kërkesash tona, është djegia e mandateve, duke shtuar se ‘ne po vazhdojmë luftën, sepse një person në arrest shtëpie të jetë më i kufizuar se një që është në arrest me burg, kjo është skandaloze dhe nga ana ligjore është e papranueshme’.

“Zgjatja e hetimit për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin pa një fakt të ri, e zbut nevojën e sigurimë, ata s’kanë më pse e ndjekin hetimin nga arresti, sepse s’ka asnjë kriter që duhet të jetë në arrest shtëpie. Gjykata e rrëzoi kërkesën. Qëllimi i kësaj sage arrestesh dhe rrëzim kërkesash tona, është djegia e mandateve. Ne po vazhdojmë luftën, sepse një person në arrest shtëpie të jetë më i kufizuar se një që është në arrest me burg, kjo është skandaloze dhe nga ana ligjore është e papranueshme”, u shpreh avokati Gjokutaj.

Sipas avokatëve të Berishës dhe Malltezit, në këtë fazë që ndodhet hetim, janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie”, e për këtë arsye u kërkua vendosja e një mase më të lehtë.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ndërsa dhëndri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related