“Socialistët kanë ‘futur duart’ thellë në xhepat e qytetarëve”, Belind Këlliçi reagon ashpër nga Vau i Dejës: Të çmontojmë këtë filozofi të qeverisë, ka ardhur koha që…

Data

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi nga takimi me demokratët në Vaun e Dejës u shpreh se drejtorët vjedhin jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por në çdo bashki dhe kudo ku ka socialistë.

Sipas Këlliçit takimet që opozita ka nisur janë për t’i treguar qytetarëve dhe për të çmontuar -siç tha ai -një filozofi të qeverisë që ka vjedhur qytetarin shqiptarë.

Këlliçi u shpreh se ka ardhur koha që drejtuesit e shtetit të mendojnë për qytetarët dhe të punojnë për qytetarët.

“Kohet e fundit keni dëgjuar për dosjen 5D, një dosje në të cilën 5 drejtorët e bashkisë së Tiranës vidhnin tenderat në bashkinë e Tiranës. Por kjo  nuk ndodh vetëm në Tiranë, por ndodh në çdo bashki, kudo ku ka socialistë që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve.

Me këto takime që ne kemi nisur, patjetër ne po takojmë qytetarët dhe po informojmë qytetarët. Këtë betejë ne nuk po e bëjmë për të hequr kryeministrin dhe për të vënë një tjetër, por për të çmontuar një filozofi të qeverisë që ka vjedhur qytetarin shqiptar. Ka ardhur koha që drejtuesit e shtetit të mendojnë për qytetarët dhe të punojnë për qytetarët”, tha Belind Këlliçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related