Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike tek Rithemelimi, si dhe këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha dje në ditën e 95 të tubimit qytetar në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, se në Shqipëri ka njerëz që nuk njohin as Zot, as ligj, asgjë. Madje Teliti, duke u ndalur në protestën e zhvilluar dje para Bashkisë së Tiranës, theksoi se e rrethuan me policë godinën, aq të trembur janë, duke mos lejuar as këshilltarët opozitarë të hyjnë në Bashki për të dorëzuar një kërkesë. “Erion Veliaj sot ishte duke ngrënë një drekë mesa duket për të 7-at e vdekjes së tij politike. Veliaj nuk i fsheh dot maskarallëqet, grabitjet e drejtorëve dhe anëtarëve të shtabit të tij elektoral. Janë 29 kontrata me shkelje ligjore, abuzive, që garantonin vjedhje 100%, Erion Veliaj nuk mund të fshihet dhe të thotë nuk dija gjë. Mirë që vodhën e grabitën taksat e qytetarëve, por nuk paguanin as taksat, sepse u shpallën investitorë strategjikë. Janë krim mbi krime. Dr. Berisha është i vetmi i burgosur politik në Europën Perëndimore. Në Shqipëri dhe në Tiranë drejtësinë do e vendosim ne, do e rikthejmë ne. Ajo që ishte sot protesta e parë para Bashkisë së Tiranës do të vazhdojë edhe javën që vjen, dhe nuk tërhiqemi derisa Edi Rama dhe Erion Veliaj të dorëhiqen. Paratë që kanë vjedhur janë paratë që i mungojnë sot shkollave, çerdheve, kopshteve, spitaleve, pensionistëve, ndihmës ekonomike”, deklaroi Teliti.
Teliti: Veliaj ka vdekur politikisht, një regjim që rreshton policët si ushtarë është në grahmat e fundit
Data
