Përpjekja e një kohe të gjatë e mbështetësve të Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për vjedhje votash që prej zgjedhjeve të fundit lokale, si duket dështoi pas pazareve të fshehta Rama-Mitsotakis. Ndonëse zotoheshin se me apo pahir do ta nxirrnin nga burgu Belerin, duke luajtur me asin nën mëngë, duke i vënë kushte Shqipërisë me bllokimin e negociatave ndaj Bashkimit Europian, tashmë janë dorëzuar pas futjes në lojë të prefektit të komanduar, Vangjel Tavo, për Vlorën. Ndryshe nga dy muaj më parë kur mohoi lajmin e medias greke “Kathimerini”, se do të negocionte me kryeministrin Edi Rama për drejtimin e Himarës, thuhet se do të jetë Tavo ai që do të kandidohet nga kreu i qeverisë në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki. Grekët e kanë mbyllur gojën duke pranuar kështu vendimin e SPAK dhe sinjalet u dhanë ditën e djeshme. Greqia, e cila prej muajsh ushtronte presione ndaj vendit tonë për mbylljen e dyrve të BE, ka bërë kthesën e madhe.
Detajet nga marrëveshja
Greqia ra dakord të nisë marrëveshje për Mbrojtjen dhe Sigurinë nëpërmjet BE-së dhe Tiranës zyrtare referuar projekt-marrëveshjes më Shqipërinë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qeveria greke ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet BE-së dhe Tiranës bazuar në projekt-marrëveshjet specifike me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor. Kështu shkruan media greke “Antineës” në një artikull të publikuar ditën e sotme. Sipas kësaj medie diskutimet e brendshme mes organeve bashkë-kompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.Sipas gazetës shkak është përfshija e Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së, si ato të sigurisë dhe mbrojtjes. Diskutimet kanë nisur që prej janarit, edhe pse pak ditë më parë u propozuan draftet e marrëveshjeve. Qeveria greke, pavarësisht deklaratave publike të një qëndrimi të palëkundur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mes thashethemeve për përfshirjen e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Himarrës Fredi Beleris, në listën për kandidatët e Demokracisë së Re për PE, ra dakord të nisë procesin për nënshkrimin e një Marrëveshja e Mbrojtjes dhe Sigurisë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Diskutimet e brendshme të ndërlidhura, mes organeve bashkëkompetente të BE-së, kishin nisur që në janar të këtij viti, por pak ditë më parë u propozuan draftet specifike të një marrëveshjeje me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor.Burime të besueshme theksojnë se draftet fillestare përfshijnë veçanërisht Shqipërinë në objektivat më të gjera të “Busullës Strategjike” të BE-së me miratimin e pjesëmarrjes së ardhshme të Tiranës edhe në Misionet Politike dhe Operacionet Ushtarake të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Veçanërisht i rëndësishëm është edhe suksesi i Shqipërisë në nisjen e bashkëpunimit në çështjet e mbrojtjes kibernetike dhe përballjes së kërcënimeve hibride, pasi këto janë fusha me një marrëdhënie të privilegjuar të Tiranës, deri tani, vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fjalë të tjera, vërehet fenomeni që Uashingtoni e trajton me dyshim “Busullën Strategjike” dhe në përgjithësi autonominë strategjike të BE-së, por zoti Rama arrin të diskutojë të njëjtat çështje dhe të pranohet nga të dyja anët e Atlantikut”, shkruan artikulli. Greqia u zotua të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE nëse nuk zgjidhej çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri. Sipas Greqisë po i shkeleshin të drejtat e njeriut.
