Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, duke folur nga foltorja e Kuvendit, ka akuzuar drejtpërdrejt se 45-vjeçari i paidentifikuar tek laboratori i kokainës në Xibrakë është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Noka tha se dosja u arkivua me prova të gjalla, me urdhër politik. Ai theksoi se dy prokurorët e çështjes u ngjitën në detyrë. Gjatë një replike me deputetin socialist, Pandeli Majko, Noka deklaroi se edhe për të SPAK ka mbyllur një dosje, pasi sipas tij, ai del në përgjimet e Kukësit duke folur për 300 mijë euro. “Shqipëria është një narkoshtet që zë fill nga kryeministri. Si mund të mos vijë kryeministri të japë shpjegime kur vëllai i tij është i kapur me zë dhe figurë. Me urdhër politik rezulton se të gjithë personat e Xibrakës ishin të identifikuar vetëm njëri i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta, nuk ishte identifikuar. Këtë e thonë të dhënat zyrtare të nxjerra nga TIMSI. Personi që drejtonte makinën më 13 janar 2015 ishte Olsi Rama, personi që e drejtonte i gjithë grupi, ishte Olsi Rama. Ky nuk identifikohej dot. Kjo tregon asgjë më shumë që ju si qeveri jeni organizatë kriminale, funksioni si e tillë. Tani kryeministri, i kapur në çark, nuk denjon të vijë të japë llogari, të përgjigjet. Mirë ne që paskërkeshim ngrënë molla dardha kumbulla pas shpinës së kryeministrit, por edhe vëllai pas shpine po t’i haka kumbullat dhe dardhat more zotëri. A mban dikush përgjegjësi për këtë? Po për këtë dosja që është arkivuar edhe me prova të gjalla, ato dy prokurorë a duhet të mbajnë përgjegjësi? Apo lart e ma lart Si shpjegohet që dy prokurorët e çështjes që njëri shkoi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe tjetri do shkonte drejtues i SPAK. Atë ditë ndërhyri dikush më i fuqishëm se Rama dhe ndikoi që të mos zgjidhej. Ky është realiteti. Nuk ndodh dot në asnjë vend një situatë e tillë dhe tani kryeministri i kapur në çark nuk denjon të vijë këtu të japë llogari. Ta kuptoj hallin Pandi. Përgjimet e Kukësi ku dole ti, 300 mijë euro atje 300 këtu ta ka mbyllur dosjen SPAK-u. Një ditë do të hapet ajo dosje për ty, Ramën dhe të gjithë organizatën kriminale”, deklaroi Noka gjatë deklaratës së tij. Ndërkohë Majko nga krahu tjetër ka replikuar me ironi, dukë thënë se nuk e përgënjeshtron dot sepse sipas tij, ai është i papërsëritshëm, në lidhje me akuzat se SPAK i ka përgjuar telefonin. “Dëgjova me vëmendje numrin dy të fraksionit kryesor të PD-së duke përsëritur që SPAK është një organizatë kriminale dhe pastaj vazhdoi duke thënë që edhe ty Majko SPAK për një bisedë telefonike të regjistruar me 300 mijë dollarë etj etj , euro më fal, e bëjmë edhe 3 mln nuk ka problem. Kjo organizatë kriminale më ka mbyllur dosjen, dmth unë miqësisht edhe si koleg, se na solli koha në këtë sallë, si mendoni ju se zgjidhet drejtësia. Prokurori i Përgjithshëm sipas fjalëve të numrit 2 të PD në shumicë, thotë që ka shitur dosjen e vëllait të kryeministrit ndaj është vërë Prokuror i Përgjithshëm. Jeni thjesht një grup anti-sistem. Ca doni këtu ju? Si e keni mor miqtë e mi? Flamur, unë nuk të përgënjeshtroj se je i papërgënjeshtrueshëm. Je i papërsëritshëm në ato që thua. Të përgënjeshtrosh ty është më shumë se një humbje kohe. Por unë e kam me kolegët e mi që janë njerëz të nderuar, të cilët ti del aty dhe thua SPAK është një organizatë kriminale, dilni me këtë gjuhë. Supozoheni se jeni shpresa e shqiptarëve për ndryshim në Shqipëri. Ku doni ta çoni këtë karrocë që e quani e djathta shqiptare?”, tha Majko.
Noka akuza Majkos: Dole në përgjimet e Kukësit, SPAK ta mbylli dosjen ku flitet për 300 mijë euro
Data
