Gazment Bardhi vazhdon sagën e mashtrimeve me dosjen “Olsi-Xibraka”, asnjë kallëzim me fakte në SPAK, histori thashethemesh dhe tituj portalesh, ja blofi i radhës

Data

Shpifjet dhe thashethemet janë talenti dhe aftësia që vazhdon të tregojë Gazment Bardhi. Këtij personazhi që e shet veten për jurist, i janë errësuar sytë e arsyes dhe kërkon me çdo kusht, me shpifje, gënjeshtra, thashetheme, dhunë, furtunë, e deri në apokalips të vlerave të demokracisë, t’i hedhë “hi syve” demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve. Blofi i tij i radhës është me dosjen e Xibrakës , ku prej muajsh ai përmendte se kishte në duar informacione tronditëse që implikojnë vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama. Seria e tij e mashtrimeve vazhdon, pasi ditën e djeshme Bardhi reagoi pas shkrimit që gazeta “SOT” publikoi se ai nuk ka bërë padi në Prokurorinë e Posaçme për Olsi Ramën. Ai u shpreh publikisht se ka dorëzuar padi ndaj Olsi Ramës, por ky sërish është një mashtrim pasi Bardhi thjesht ka çuar një informacion. Këtë fakt e ka evidentuar dhe gazetarja Desada Metaj. Në një postim në rrjetet sociale, ajo tha se midis padisë dhe kërkesës për indicie nisjesh hetimesh ka një diferencë të madhe. “Sot, në 1 prill është dita e duhur për të deklaruar se ndaj Olsi Ramës është dorëzuar padi në SPAK. Sa për ta ditur, midis padisë dhe kërkesës për indicie nisjesh hetimesh ka një diferencë të madhe. E nëse servilët e dikurshëm dhe ushtarët e non gratave mendojnë se SPAK varet nga idetë e tyre për të nis hetimet,mirë bëjnë të kalojnë një xhiro nga rrugica shpresës. Se mbase ftillohen se si punon SPAK”. Nënkryetari i Foltores,  është përgjigjur duke nxjerrë mandatet e Postës dhe dokumentin që nuk është gjë tjetër veçse një informacion.

Si e filloi mashtrimi Bardhi që vitin e kaluar?

Serinë e këtyre mashtrimeve Gazment Bardhi e filloi që në dhjetor të vitit të kaluar, kur paralajmëroi edhe me datë se do të publikojë dokumentet e dosjes që vërtetonin se të dhënat në sistemin TIMS u vodhën vetëm për të favorizuar vëllain e kryeministrit Rama. Jo vetëm që nuk i publikoi në atë datë, por nuk e përmendi dosjen, deri para 3 ditësh. Por edhe me publikimin e këtyre fakteve sipas Bardhit duket qartë se në të gjithë këto dokumente ka një lumë thashethemesh, pasi ai ka hedhur në treg një akuzë  dhe disa lajme të bëra publike kohë më parë, të cilën e materializoi javën e kaluar. Informacionet për Genc Xhixhën, personazhin kryesor të kokainës së Xibrakës që Bardhi tregoi se e shpëtoi Olsi Rama kanë dalë që në vitet 2015-2016. Me një kërkim të thjeshtë në “Google”, mund t’i gjesh shumë kollaj. Akuzat e tij ndaj familjes së Ramës bëhen më të pabesueshme në momentin aktual, kur dihet shumë mirë aleanca aktuale e grupimit rithemelues me Edi Ramën. Të gjithë bashkë i ka bashkuar paniku i goditjes nga drejtësia dhe janë bashkuar për të zhbërë një reformë e cila ka ngrënë kokat e para me në krye Sali Berishën. Sa real është informacioni i Bardhit dhe lajmet e tij se e ka çuar dosjen në SPAK? Ai është i pabesueshëm pasi kjo nuk është hera e parë që Bardhi luan me denoncime dosjesh. Para disa muajsh ai denoncoi vilën 750 mijë euro të padeklaruar të Flamur Nokës, por që në fund nuk u materializua si kallëzim në SPAK pasi vetëm me përmendjen si aferë ai i ka arritur pazaret. Si mund të besohet Bardhi, kur brenda një kohe të shkurtër është transformuar totalisht me qëndrimet ndaj Berishës dhe Metës.  Bardhi ka shkëmbyer akuza të llahtarshme me Sali Berishën që kur amerikanët e futën në “listën e zezë” familjarisht me akuzat e korrupsionit madhor dhe minuesit të demokracisë. Gazment Bardhi nuk sulmoi vetëm Berishën, por edhe aleatin e tij Ilir Meta dhe besnikët e tij që i shkuan nga pas. Në fund për interesat e tij personale ai ka “gëlltitur” çdo akuzë. Ai nuk hëngri vetëm turpin me bukë, por i futi dhe një gotë verë nga prapa, sepse që kur është bashkuar me Berishën ka filluar të flasë përçart duke mohuar shumë nga sulmet që i drejtonte “Foltores” dhe ish-kryeministrit kur ishte “zar” i Lulzim Bashës, i cili e futi në politikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related