Arrestimet e drejtorëve të Bashkisë, reagon PL: Drejtësi me regji për të shpëtuar Veliajn

Data

Sekretari i  Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se arrestimet e drejtorëve të Bashkisë janë vetëm përpjekje e drejtësisë me regji për të shpëtuar Erion Veliajn. Në një konferencë për mediat, Blushi deklaroi dje se Veliaj është përgjegjës kryesor për çdo aferë, dhe pa marrjen e tij të pandehur nuk ka drejtësi. Ai denoncoi edhe rrëzimin e kërkesës së PL në Këshillin Bashkiak për vendosjen e memorialit të Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës. Për Partinë e Lirisë, arrestimet e një ditë më parë të drejtorëve të 2 drejtorëve të Bashkisë Tiranë,  janë  tregues i  një drejtësie me regji. Në një konferencë për mediat sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, deklaroi se 2 drejtorët janë vetëofruar për tu bërë kurban që të shpëtojë kryebashkiaku Erion Veliaj. Sipas Blushit, pa arrestimin e Veliajt, nuk ka drejtësi. Ndërkohë Blushi denoncoi edhe refuzimin që Këshilli Bashkiak i bëri propozimit të PL për vendosjen e memorial të Ardit Gjoklës në Landfillin e Sharrës. Akuza në drejtim të Këshillit Bashkiak hodhi edhe këshilltarja e PL, Silva Caka e cila denoncoi vendimmarrjet në mbledhjen e një dite më parë,  sa i takon rritjes së tarifës së ushqimit në kopshte dhe çerdhe, si edhe aferën me ‘Eko Tiranën’.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related