Struktura e posaçmes parlamentare për reformat ka në dorë të gjejë mënyrën se si do të duhet të votojnë emigrantët për parlamentarët e vitit 2025.
Realizimi i këtij procesi për Komisionerin e Zgjedhjeve nuk shihet me optimizën, duke u shprehur se kjo e drejtë e diasporës mund të mos zbatohet sa kohë ende nuk është plotësuar ende boshllëku ligjor.
“Sa më shumë kohë kalon aq më shumë rrezikon votimin nga jashtë. Nëse në përfundim të këtij sesioni nuk do kemi plotësim të boshllëqeve ligjore për votimin nga jashtë, kam frikë se në mënyrë përfundimtare ky proces nuk do mund të realizohet”, u shpreh Celibashi.
Vonesa në plotësimin e vakuumit ligjor shoqërohet edhe me numrin e ulët të emigrantëve shqiptar që kanë deklaruar adresën e tyre të vendbanimit jashtë kufijve, element ky që për KQZ nuk reflekton realitetin e peshës elektorale të diasporës.