“Kanë tentuar të korruptojnë apo ‘marrin peng’ persona pranë meje, por…”, Meta akuza të forta ndaj qeverisë për ndërhyrjen në serverat e PL-së: Kemi qenë shënjestër e Rilindjes

Data

Kreu i PL-së ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin ku theksohet se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.
I ftuar në një studio televizive, Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij kontrollohen nga Rilindja.

Ai tha se në vijimësi PL ka qenë shënjestër e Rilindjes, duke u përpjekur të korruptojë apo “marrë peng” persona pranë kësaj partie.

Meta u shpreh se momentalisht kanë zgjedhur të ndjekin rrugën ligjore, pasi sipas tij rrugën e tjera janë të lehta.

“Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja.
Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte.
Pastaj u bulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server.

PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija.
PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related