Në vitin 2019 familja e gjyqtares së Apelit të GKKO-së Saida Dollani u kërcënua me jetë teksa ajo ishte pjesë e trupit gjykues që do dënonte Emiljano Shullazin e grupin e tij. Në 2021 pranoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, rreth rolit të tij në masakrën e Gërdecit dhe vijimin e hetimeve për ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta duke rikthyer makthin e Sali Berishës e djalit të tij, Shkëlzen se do të vihen para përgjegjësisë. Aktualisht Saida Dollani mban postin e zëvendëskryetares së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me kompetencat e kryetares së kësaj gjykate. Pikërisht kjo gjyqtare është përzgjedhur nga ambasada amerikane në Tiranë si shembull i gruas së jashtëzakonshme që ndryshojnë botën dhe na frymëzojnë për të treguar historinë e saj në kuadër të Muajit të Historisë së Gruas. Në moshën 24 vjeçare vendosi të bëhej gjyqtare për të kontribuar në krijimin e shtetit të së drejtës pas diktaturës. Në moshën 24 vjeçare vendosi të bëhej gjyqtare për të kontribuar në krijimin e shtetit të së drejtës pas diktaturës. Vështirësia e dytë ishte të luftonte me paragjykimin se një grua gjyqtare nuk do të ishte e aftë dhe e fortë, aq sa duhet të gjykonte çështje penale. Për këtë iu desh të përballej me kërcënime të mëdha nga krimi i organizuar. Ishte viti 2019. Burri i gjyqtares, Saida Dollani denoncoi se u kërcënua me pistoletë në prill të këtij viti teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Saida Dollani u largua nga procesi gjyqësor i Shullazit, ndërsa për rastin e kërcënimit nisën hetimet, por 10 muaj më pas prokurorja Ida Ahmetlli kërkoi pushimin e hetimeve, ndërsa gjykata e kundërshtoi duke e rikthyer për vijimin e hetimeve në 2020. Si e kujton tani vite më pas? “Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcënime. Pjesë e kërcënimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Pati shumë shqetësime por asnjëherë nuk u bë shqetësim për mua. Gjithmonë më thoshte, ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve”, thotë gjyqtarja Saida Dollani në videorrëfimin e saj publikuar dje në faqen e “Facebook” të ambasadës amerikane në Tiranë.
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së “Gërdecit” vlerësohet nga ambasada amerikane, ja mesazhi i fortë i zv/kryetares së GJKKO
Data
