Shqipëria financon bujqësinë më pak se sa qeveritë e rajonit? Ja si përgjigjet ministrja Denaj

Data

Qeveria Shqiptare ka planifikuar mbështetjen e sektorit të bujqësisë nëpërmjet një skeme të veçantë financimi. Skema ka pasur mbështetje dhe kundërshti nga një numër i caktuar aktorësh të jetës politike dhe të sektorit.

Data 27 mars do të jetë data kur kjo skemë do të fillojë të funksionojë. Në një intervistë televizive, kreu i dikasterit të bujqësisë ka shpjeguar të gjitha hollësitë për zbatimin e kësaj skeme.

“Problemi që kemi prej 32 vitesh është fragmentizimi i lartë i tokës dhe kjo mund të ketë shumë arsye, ku sot kemi mesatarisht 1.1 hektarë për fermë. Për objektivin që i kemi vënë vetës dhe arritjen e një standardi i cilësisë për tregjet ndërkombëtare nuk mundet as teknologjia e re të futet në ferma të vogla dhe as produktet cilësore të realizohen me kosto optimale nëse sipërfaqet janë të vogla. Kur flasim për një mesatare 1.1 ha, do të thotë se ka sipërfaqe të konsiderueshme toke që janë nën këtë nivel dhe aty vështirësohet edhe më shumë çështja e automatizimit të proceseve. Ky nuk është një proces i lehtë pasi vijmë me një mentalitet që bashkimi mund të sjellë probleme mes palëve. Ne e vendosim Skemën kombëtare si një nxitëse të bashkimit, për të vendosur më shumë ekonomi dhe cilësi, por kjo nuk do të thotë se ata që nuk do të bashkohen nuk do të përfitojnë nga skema kombëtare e bujqësisë. Bashkimi i operatorëve dhe jo domosdoshmërish shoqëritë e bashkimit bujqësor, nuk janë në të vërtetë bashkim i vendosur në vështirësi për fermerët apo blegtorët. Ne nuk po kërkojmë të bashkojmë pronat ndryshe nga SHBB”, tha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj.

Shqipëria financon bujqësinë më pak se sa qeveritë e rajonit. Një studim i FAO e cilëson këtë financim 18 herë më pak se vendet fqinje. Ministrja Denaj ka një shpjegim për këtë:

“Ne nuk mund të krahasojmë skemat që nuk kanë një pamje të plotë. Nëse unë do të krahasoj skemën kombëtare me një shtet tjetër duhet të bëjë një analizë të të gjithë skemave të tjera mbështetëse, përfshirë IPARDIN. Në këtë pikë nëse krahasohemi me Kosovën, mbështetja që shkon drejtpërdrejtë sektorit duhet parë si në raport me skemën mbështetëse të prodhimit të lëndës së parë ashtu edhe të përpunimit përmes investime përfshirë edhe aksesin në financë. Prej 2016 qeveria shqiptare është përfshirë me fonde për të garantuar kreditë njësoj si për periudhën e pandemisë. Jo të gjithë fermerët e dinë që ka një skemë të tillë garancie”, tha Denaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related