Pakti Rama-Meloni, publikohet data kur do të mbërrijnë në Shqipëri emigrantët afrikanë

Data

Më 20 maj do të hapen qendrat e strehimit të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri të nënshkruar nga kryeministri Giorgia Meloni dhe Edi Rama.

Kështu parashikohet në njoftimin e publikuar më 21 mars nga prefektura e Romës.

“La Repubblica” në një shkrim të publikuar së fundmi, shkruan se nuk ka transparencë nga ana e Ministrisë së Brendshme italiane. Marrëveshja u zbatua me procedurë urgjente, duke ngritur shumë polemika për mënyrën dhe kushtet e zbatimit.

Sipas mediave italiane, marrëveshja në fjalë do t’i shërbejë Melonit për fushatën elektorale.

Prandaj edhe nëse nuk rezulton se inxhinierët ushtarakë italianë kanë nisur punën për strukturat përtej Adriatikut, Ministria e Brendshme vazhdon punën duke publikuar tenderin 34 milionë euro në vit për menaxhimin e qendrave: me një procedurë jashtëzakonisht urgjente (nuk kuptohet me çfarë kushtesh është diktuar), negociata mes tre operatorëve ekonomikë, vetëm një javë për të zyrtarizuar shprehjen e interesit”, shkruan “La Repubblica”.

Njoftimi është i publikuar (pa asnjë shpallje në faqen e Ministrisë së Brendshme) më 21 mars. Afati është caktuar data 28 mars.

Si do të funksionojnë?

Funksionimi i qendrave është planifikuar si më poshtë: në portin e Shëngjinit, emigrantët nuk do të qëndrojnë gjatë natës, do të qëndrojnë aty vetëm për kontrolle shëndetësore, identifikimin dhe mbledhjen e kërkesave për azil. Në qendër të Gjaderit, ku janë planifikuar 880 vende, azilkërkuesit në paraburgim administrativ do të presin (teorikisht një muaj) rezultatin e aplikimit të tyre sipas procedurave të përshpejtuara kufitare të parashikuara për ata që vijnë nga vende të sigurta.

Gjithashtu ofrohet një lidhje audio-video në distancë për të lejuar migrantët të kenë seanca dëgjimore përpara komisioneve të azilit dhe para gjykatësve të gjykatës së Romës përgjegjës për çdo apelim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related