“Dëgjuam krisma armësh, më pas…”- Sulmi në Moskë, pas të shtënave ka patur edhe shpërthime! Flasin dëshmitarët: Terroristët qëllonin njerëzit

Data

Sulmin me armë zjarri në një sallë koncertesh në Moskë, qytetarët që ishin të pranishëm e përshkruajnë si një akt terrorist. Ata thonë se kanë parë persona të armatosur që qëllonin  njerëzit

Ndërkohë pas të shtënave me armë zjarri brenda sallës  ka pasur edhe shpërthime, duke  bërë që godina të përfshihet nga flakët.

Nuk ka një numër të saktë të viktimave, por deri tani raportohet për rreth 40 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.

“Dëgjuam të shtëna, nuk e dinim se çfarë ndodhi në fillim. Pastaj pashë disa terroristë që gjuanin njerëz!

Ata hodhën disa bomba benzine, gjithçka filloi të digjej. Dera e daljes ishte e mbyllur, kështu që shkuam në bodrumin e lokalit, ku pritëm për të na shpëtuar”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related