“Të tronditur dhe tmerruar”- BE dënon sulmin në Moskë ku u vranë 40 persona, mbi 100 u plagosën

Data

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj sulmit vdekjeprurës në Moskë, ku deri tani raportohet për 40 viktima.

Peter Stano, zëdhënësi kryesor për çështjet e jashtme të BE-së, në një postim në rrjetin social X tha se BE është i tronditur dhe i tmerruar.

“BE dënon çdo sulm kundër civilëve. Mendimet tona janë me të gjithë ata qytetarë rusë të prekur”, tha Stano.

Shërbimi Federal i Sigurisë, konfirmoi sulmin por nuk dha hollësi mbi autorët apo numrin e viktimave. Zyrtarët e kësaj agjencia thanë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e situatës.

Ministria e Shëndetësisë e Rusisë tha se disa nga të lënduarit janë dërguar tashmë për trajtim në spitale

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se pesë persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” afër Moskës dhe qëlluan me armë automatike në drejtim të turmës që po ndiqte koncertin e grupit muzikor “Picnic”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related