Dramë në familjen korçare! Policia prodecon penalisht një 16-vjeçare pasi theu xhamin e…

Data

Një e mitur në Korçë është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi ka goditur me një send të fortë xhamat e një automjetit së njerkut të saj.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, teksa nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Korçë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçare, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, xhamat e automjetit të njerkut të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related