Zbardhen detaje tronditëse nga plagosja me armë zjarri në Shijak/ Ngjarja në një biznes pjesësh këmbimi, ja si nisi konflikti

Data

Të tjera detaje janë mësuar për plagosjen e ndodhur sot në Xhafzotaj të Shijakut.

Sipas informacioneve raportohet se paraditen e sotme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak.

Siç njoftoi policia, ngjarja ka ndodhur në një biznes pjesësh këmbimi në Xhafzotaj. I plagosuri është në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Arbër Hoxha ka plagosur në këmbë shtetasin Enidor Dedja, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related