Përplasja mes policisë dhe trafikantëve, reagon AMP: Efektivët nuk kanë shkelur ligjin

Data

Eneo Sulejmani, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj u arrestuan ditën e djeshme pas një operacioni antidrogë në kryeqytet.

Sulejmani, i cili ishte drejtues i mjetit  “Tiguan”, tentoi të shtypte efektivët e policisë, por përfundoi i plagosur me armë, pasi njëri nga policiët qëlloi për vetëmbrojtje. Antidroga e Tiranës i kishte prej disa muajsh vëzhgim dhe në ndjekje. Tre të rinjtë dyshohen si furnizues kokaine.

Nga hetimet paraprake që ka mundur të kryej Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila mbërriti mbrëmë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, nuk rezulton që efektivët e policisë të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta. Efektivi ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related