Rama i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Bardhit për Sazanin: Nuk pranoj leksione nga ata që dihet se çfarë i kanë bërë vendit

Data

Nuk pranoj as leksione, as opinione dhe as pyetje nga ata që që kur kanë pasur mundësi që të mbrojnë interesin publik, dihet se çfarë i kanë bërë Shqipërisë”, kështu i është përgjigjur kryeministri i vendit, Edi Rama deklaratës së kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi, i cili ka thënë mbrëmë në “Opinion” se çdo investim duhet të jetë me garë.

I ftuar në emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, kryeministri Rama ka thënë se projekti për ishullin e Sazanit projektuar nga grupi i përfaqësuar nga dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump do ta kthejë këtë zonë në xhevahirin e turizmit në Mesdhe.

Blendi Fevziu: Kisha dje Gazment Bardhin që dje ka bërë këtë deklaratë për Sazanin: Nëse është një investim që i shërben interesit publik, është i mirëpritur, ne mbështesim çdo investitor të huaj, por kur bëhet fjalë për një pronë që është e qytetarëve shqiptarë, çdo investim i huaj duhet të jetë me garë.

Blendi Fevziu:Ka zëra që ju po e jepni këtë koncension për të rindërtuar një raport me ish-Presidentin Trump, të cilin e keni quajtur turpi i njerëzimit 8 vjet më parë.

Edi Rama: Unë kam një të mirë që është edhe e keqe, unë them atë që mendoj dhe mendoj atë që them. Kam thënë atë që kam menduar në atë kohë kur presidenti amerikan u bë president, të gjithë këta festuan sepse menduan që ne nuk e heqim dot atë, por do na e heqi ai atje. Ngjarjet rodhën ndryshe. Unë nuk kam raport për të rindërtuar me ish-presidentin Trump sepse raportet me të i kam pasur shumë të mira dhe nuk kam asnjë arsye për të rindërtuar një raport me të.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related