Do të të çoj në gjyq, ke gjuhë urrejtje”, plas sherri në studion televizive midis avokatit të Belerit dhe Prençit: Do i drejtohemi dhe AMA-s që…

Data

E kam kërkuar si terrorist. Beleri nuk ka fituar as me drejtësinë shqiptare e as me atë greke. Beleri i është shmangur hetimit, gjykimit dhe dënimit”

Kjo deklaratë e ish-drejtorit të policisë Shemsi Prençi ka ngjallur debate në studion e një emisioni televiziv.

Ka qenë avokati i Fredi Belerit Geni Gjyzari, i cili tha se do e çojë në gjyq Prençin për deklaratat që ka bërë.

“Për informacionet që paska ne do ta çojmë në gjyq, sepse është e drejta e tij. Ne do i drejtohemi dhe AMA-s që Prençi mos të përhapë gjuhën e urrejtjes, të shfrytëzojë televizionin tuaj. Ai duhet t’i provojë në gjyq këto informacione sepse ka qenë dhe drejtuesi i lartë i policisë së shtetit”-tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related