Elda Vrioni përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, zbardhet vendimi për gjyqtaren e Tiranës

Data

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka konfirmuar në detyrë Elda Vrionin, gjyqtare në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Sipas njoftimit, vendimi u mor sot, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore me gjyqtaren Vrioni.

Pas relatimit të gjetjeve të hetimit administrativ, ajo u shpreh dakord me konstatimet pozitive për pasurinë dhe figurën dhe dha shpjegime për disa çështje në aspektin profesional.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli relatore, Olsi Komici anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Elda Vrioni e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si gjyqtare pranë Gjykatës së Fierit. Vrioni punoi si inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2007-2010 dhe u rikthye si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2013, kur u emërua gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës.

VENDIMI

Elda Vrioni përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related