Gjykata Kushtetuese pa vendim për Belerin, ja kur pritet të vijojë seanca

Data

Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur të dalë me një vendim këtë të martë në seancën ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit.

Seanca që nisi dje rreth orës 10:00 do të rifillojë sërish sot pas ndërprerjes rreth orës 18:00. Në këtë seancë maratonë shqyrtohet kërkesa e Belerit për heqjen e arrestit.

Pak ditë më parë ai u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u hetua për blerje votash teksa kandidonte dhe fitoi si kryebashkiak i Himarës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related