SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

Data

Avokat i njohur, Arben Llangozi ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vendin tonë. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Llangozi është ndalur tek arrestimi i kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, shanset që ka Prokuroria Speciale (SPAK) për të kapur ata që në jetën e përditshme i quajmë si “peshqit e mëdhenj” dhe për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i takon mbështetjes ndaj reformës në drejtësi. Llangozi u shpreh se kryeministri Rama shumë shpejt do të dalë përpara drejtësisë dhe sipas tij, do mbajë fjalime nga maja e shtëpisë së tij në Surrel, ndoshta dhe në burg, pasi siç thotë ai, shefi i qeverisë është më i ri se kreu i Rithemelimit, Sali Berisha. Më tej avokati komentoi edhe vizitën e Sekretarit Blinken, ku theksoi se ai ka ardhur në Shqipëri për interesat e SHBA-së dhe jo për të përkrahur Ramën.

-Avokat Llangozi, çfarë ju duket e çuditshme dhe ju tërheq vëmendjen sa i përket arrestimit të kreut të ARRSH, Evis Berberit?

Më tërheq vëmendjen fakti se këto tendera nuk janë konfirmuar apo certifikuar nga zoti Berberi. Pra, ka një staf ose një komision, i cili mungon tek hetimi apo tek arrestimi që Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar GJKKO-së dhe GJKKO-ja e ka miratuar. Mungojnë komisionet përkatëse. Nuk e kuptoj pse këto nuk janë tek masa e arrestit aktuale dhe ajo që më bën që unë të dyshoj është edhe fakti nëse hetimet do të vijojnë apo jo më tej. “Më tej” e kam fjalën qoftë për ministren Balluku, por edhe për Kryeministrin, sepse këto janë fonde publike. Nuk është se humbën njëmijë apo dy mijë euro, kanë humbur vlera të mëdha monetare. Në qoftë se ne i referohemi historikut, po marr tenderat që janë me vlera të larta, jo me vlera 1 milion euro, kemi tenderat e uniformave të policisë, fondet e AZHBR-së që janë zhdukur, koncesionet e inceneratorëve, pra inceneratorët që nuk ekzistojnë  janë marrë fondet, rreth 400 milionë euro, kemi pronat e ushtrisë, pronat e bregdetit që janë zhdukur, kemi sterilizimin. Pra kemi një sërë aferash korruptive dhe nuk duhet të mjaftohemi u arrestua Berberi se mori 2.2 milionë euro, etj. Po kemi një skandal. Një kryeministër duhet të jetë rojtar i taksave tona dhe nuk mundet që këto taksa tona të shkojnë në dorë të krimit të organizuar sepse qeveria aktuale është me plot fjalën, krim ose organizatë kriminale që vjedh çdo qindarkë të taksave të shtetit shqiptar. Nuk është se kemi një humbje të vogël. Kemi rreth 1 miliard euro të faktuara tashmë nga SPAK që kjo qeveri i ka vjedhur dhe nuk po e kuptoj se ku do të përfundojë ky zinxhir. Unë mendoj se SPAK ka sfidë kryeministrin Ramën. Nëse nuk arrestohet Edi Rama, SPAK duhet që të shkrihet. Nuk mund që të merret me Berberin dhe përgjegjës është kryeministri i vendit. Ligji e detyron kryeministrin që të jetë përgjegjës për çdo qindarkë  të vjedhur dhe Rama është përgjegjës. Nuk është vetëm zonja Ballku, por edhe Rama.

-Me cilat dokumente?

Ligji për çdo prokurim firmoset nga kryeministri dhe ai kontrollon çdo procedurë. Si u bënë 18 VKM brenda një ditë që e tha edhe vet Ahmetaj. Kryeministri është përgjegjës edhe për inceneratorët, tenderat dhe për sterilizimin. Kjo qeveri po përballet me akuza penale nga SPAK dhe e shoh të afërt edhe ditën kur Rama do të përballet me drejtësinë, por se kuptojë se pse janë duke e vonuar kaq shumë. Të gjitha janë masha të korrupsionit të Ramës, Balluku, Manastirliu, Berberi.
-A ka ndonjë shans konkret që ato para të rikthehen?

Problemi është që ata që vjedhin e dinë që do shkojnë në burg dhe i kanë fshehur mirë. Nuk rikthehen kurrë taksat e vjedhura të shqiptarëve. Unë them se SPAK do ta çojë para këtë hetim edhe kundër Ramës, sepse një kryeministër nuk është më i fortë se një prokuror. Nëse dosja është e privuar s’ka se ku të shkoj, un them se Rama do jetë para drejtësisë edhe për rastin McGonigal dhe Rama është i vetmi person që ka pasur kontakte McGonigal nga qeveria shqiptare. Por, s’duhet që të mbaj përgjegjësi vetëm për atë aferë, por edhe për të tjera.

-A mjafton SPAK për të kapur “peshqit e mëdhenj”?

SPAK po i kap peshqit e mëdhenj. Kemi rastin e Gjiknurit. E keni parë që ai ka dalë i zverdhur nga ai institucion. Qeveria “Rama” nuk e priste kurrë një goditje të tillë. Rama priste se do e kontrollonte drejtësinë, por jo. Si do e justifikojë kryeministri rastin “McGonigal”? Blinken ka ardhur në Shqipëri për interesat e ShBA-së dhe jo për të përkrahur Ramën. Amerika nuk e do një vend rrumpallë si Shqiperia apo një rrumpallë si Rama. Amerika i ka dhënë frymëzim SPAK-ut të hetojë pa asnjë dallim. Kështu që mendoj se shumë shpejt Rama do jetë para drejtësisë. Presim që ai të mbajë fjalime nga maja e shtëpisë së tij në Surrel, ndoshta dhe në burg. Në burg sepse është më i ri se Berisha. 32 milionë euro duhet të vjedhura duhet të shkonin në xhepat e pensionistëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related