Ka rreth dy muaj që urgjenca polivalente e QSUT-së ka dalë jashtë funksionit por çdo ditë aty vijnë qytetarë që kërkojnë ndihmë mjekësore pasi nuk kanë informacionin e duhur edhe pse përmes medias tashmë është informuar që urgjencat janë shpërndarë tek qendra rajonale spitalore “Shefqet Ndroqi” dhe “Spitali Universitar i Traumës”.
Në dyert e urgjencës mjekë spcializantë por edhe trupat e sigurisë së objektit orientojnë pacientët të cilët vijnë me automjetet e tyre për ndihmë mjekësore. Një pjesë e vogël mbahen për ti dhënë ndihmën e shpejtë duke i qetësuar dhe pas duke I dërguar vetë me urgjencë drejt spitalit ndërsa një pjesë shkojnë vetë drejt dy spitaleve të tjera.
Boxet e triazhit vijojnë të jenë të zbrazura ndërsa nëpër korridore shihen mjekët të rinjtë specializantë, infermierë dhe dy mjekë që orientojnë rastet.
Në urgjencë funksionon një njësi e vogël mjekësh të cilët asistojnë vetëm disa profile ndërhyrjesh siç janë aksidentet neurovaskulare, hemorragjitë gastrointestinale dhe gjatë ditëve të shtuna dhe të diela, urgjencat kirurgjikale”.
Urgjencat kardiovaskulare trajtohen çdo ditë në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërsa urgjencat kirurgjikale ndahen mes këtij të fundit gjatë të mërkurave, të enjteve dhe të premteve dhe spitalit të traumës gjatë të hënave dhe të martave.
Dy javë më parë ministrja e shëndetësisë njoftoi se për urgjencën e QSUT pritet të akordohet nga qeveria nja fond I ri nga buxheti I shtetit ndërsa për vlerësimin e dëmit të shkaktuar është ngritur një grup pune.
