Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli u shpreh në janar se të dhënat e censusin të popullsisë dhe banesave do të jenë gati për publikim në muajin qershor. Procesi në Shqipëri nisi më 18 shtator, por edhe pse jemi një vend me një popullsi të vogël, të dhënat do të dalin pas 9 muajsh. Pse duhet një kohë kaq e madhe, ku në terren kanë qenë mbi qindra punonjës që kanë mbledhur të dhënat. Madje bie poshtë dhe justifikimet e përhershme se nuk kanë patur fondet e duhura, pasi gjithë ky proces u ka kushtuar shqiptarëve 16.9 milionë euro, ku nga këto para 9.35 milionë euro janë marrë nga Buxheti i Shtetit, 4.8 milion euro janë donacione nga Bashkimi Evropian, 1.59 milion euro nga SIDA, 726.7 mijë euro nga SDC dhe 16.9 mijë nga UNFPA. Në këtë mes ka një skandal. Dyshohet se shifrat përfundimtare pritet të ketë manipulime të mëdha, për të nxjerrë një numër jo të saktë të popullisë në Shqipëri. Manipulimi i statistikave zyrtare po priqet të bëhet që të shkojë në shifrat që do vetë qeveria. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se duan që ta lënë numrin e popullisë në 2.7 milionë. Shqiptarët e dinë se qeveria e tyre nuk ka një raport shumë miqësor me të vërtetën dhe me integritetin e të dhënave dixhitale, që nga përdhunimi i TIMS-it e deri tek nxjerrja e të dhënave sensitive të qytetarëve në pazar. Ndaj që Censusi të mos shtrembërohet, dikush duhet të vërë nën hetim INSTAT-in. Manipulimi i statistikave zyrtare është një krim shumë i rëndë. Dhe dyshimet janë të forta. Mësohet gjithashtu se personat që duhet të mblidhnin të dhënat në terren nuk kanë qenë në të gjitha banesat e qytetarëve.
Pse SPAK duhet të ndërhyjë
Edhe eksperti i IT Genti Progni zbardhi pak kohë më parë një skandal të madh kur u hakerua INSTA Ai tha se hakerat iranianë rrëzuab censusin, pasi rezultatet nuk do të jenë të besueshme nga grupet e interesit. Progni thekson se hakerimi ka ndodhur që në muajin dhjetor të vitit 2023, ndonëse është pranuar nga INSTAT. INSTAT reagoi dhe ka thënë që jemi pre e një sulmi, por të dhënat janë të ruajtura në servera. “Gjithmonë është thënë që të dhënat janë të sigurta, por asnjëherë s’ka dalë që të dhënat janë të sigurta, sepse iranianët e kanë sjellë situatën në këtë fazë, që ne flasim për hakërim të dhënash, dhe hakerimi është bërë normal. Pas atij denoncimi u shty për herë të parë publikimi i censit, pastaj në janar u shty për herë të dytë. Tani na dalin iranianët në Telegram dhe thonë po e kemi hakeruar INSTAT-in. Ne kemi dhënë 16,9 milionë euro për censusin e fundit, tani na rezulton që ky census është i pabesueshëm, asnjë nga grupet e interesit, komunitetet fetare, etj., thonë që ky proces është i pabesueshëm. Fakti që u shty dy herë, kjo e përforcon më shumë. Llogaritja e të dhënave ndodh në çast, e njëjta gjë logjikisht është edhe për statistikat e censit, rezultati duhet të dilte brenda ditës, sepse kemi dhënë 17 milionë euro. Ky census ka rënë 1 milionë përqind. Ky census sjell edhe një problematikë tjetër për rezultatet e zgjedhjeve. Fakti që censusi u hakërua dhe do dalin disa të dhëna që askush s’do t’i besojë, na sjell në atë dediksion logjik që statistikat manipulohen që të dalin edhe zgjedhjet sipas një rezultati të caktuar. Ditën e zgjedhjeve ne kemi bërë një llogaritje sipas publikimit të rezultatit deri në orën 1:30 të personave që kishin votuar, dhe dilte që 30 për qind kishin udhëtuar nga jashtë Shqipërisë drejt Shqipërisë për të votuar. Por ne kemi TIMS-in e hakëruar. Ti s’e ke sot mundësinë edhe nëse hap hetime, s’ke asnjë statistikë dhe të dhënë të saktë që s’është prekur nga grupe interesi të caktuara. Nuk ka asnjë gjasë që unë të besoj këtë institucion që s’e ka pranuar sulmin që në dhjetor, që i ka të dhënat të ruajtura…”, tha ai.
