Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet ndaj NATO

Data

Kryeministri Rama u shfaq dje shumë i shqetësuar për dosjen me hetimet e grabitjes së pronave të ushtrisë Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama sulmoi organet e drejtësisë për vënien nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limianit në Sarandë, aq shumë i kontestuar në media për mënyrën se si është lidhur marrëveshja.  Ai tha se me pronat ushtarake janë bërë abuzime të mëdha ndër vite, por shtoi se disa asete të ushtrisë do duhet të vihen në funksion të turizmit, arsimit dhe agroturizmit për zhvillimin e zonave. Po pse ky alarm i Ramës? Për të folur më shumë për këtë dosje korruptive e cila po hetohet prej 3 vitesh, ka dhënë detaje të forta personazhi që çoi letrat në SPAK dhe ai është Artur Meçollari. Në mars të vitit 2021 ish-zëvendës shefi i Forcave Detare Meçollari, ka akuzuar të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes asokohe, Olta Xhaçka, presidentin Begaj dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Bardhyl Kollçaku (aktualisht deputet i PS) se janë përfshirë në zullume sa i takon tjetërsimit të pronave të ushtrisë. Sot që flasim Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po heton aferën me pronat e ushtrisë, ndërkohë që në një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Meçollari ka paralajmëruar se kjo çështje do të shkaktojë tërmet, pasi siç thotë ai, dosja është kopsitur, teksa të rrezikuar janë politikanë, kolonelë dhe gjeneralë. E para që rrezikon është Xhaçka. Ndërsa për Begajn pavarësisht se është President i Republikës tregon se është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Madje Kapiten i rangut të parë Meçollari zbulon gjithashtu se zinxhirit komandues të ushtrisë u janë sekuestruar telefonat nga prokurorët specialë dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ai gjithashtu thotë se në këtë hetim është e rrezikuar dhe Belinda Balluku, pasi gjatë hetimeve, SPAK ka zbuluar edhe implikimin e kësaj në këtë aferë.

Faktet penale

Sipas Meçollarit, “pengimi i drejtësisë përbën vepër penale. Vendimet “Absurde”, sipas KM Rama, për “sekuestron preventive”  të Bazës Detare të Limionit, Sarandë përfshinë vendimet e tre gjykatave. Me vendosjen e nën “sekuestro preventive” për shkak të procedurës së lidhjes së kontratës me “Marina Bay Saranda dhe “Marina Limion”, si dhe dorëzimi i Bazës Detare të Sarandës nga Komanda e Forcës Detare, është konstatuar vepra penale, si fakti juridik me vendim gjykate me argumentin se është vënë në rrezik sigurinë kombëtare, detyrimet që shteti shqiptar ka ndaj NATO, si dhe operacionalitetin dhe misionin e Forcës Detare.

Meçollari zbardh disa pjesë nga vendimet e tre gjykatave

“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 91, datë 24.2.2023 “Gjithashtu, në bazë të nenin 16 të ligjit nr. 34/2019, rezulton se me ekzekutimin vendimit të gjykatës për sekuestron preventive ngarkohet policia gjyqësore dhe administratori, ku ky i fundit kur masa e sekuestrimit caktohet ndaj pasurisë së regjistruar njoftojnë menjëherë këtë masë në zyrat pranë të cilave mbahen këto regjistra si: regjistri tregtar, Agjencia Shtetërore e Kasadastrës, organe tatimore etj.. Të drejtë, gjykata çmon parashtrimin e prokurorit se duhet të ndërpritet kryerja e veprimeve të investimit në fushën e turizmit apo dhe ndërtime të tjera nga investitori, mbi pronën nr. 696, për arsye se disponimi lirisht i kësaj prone nga subjektet private cenon gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare, operacionalitet i cili duhet të vazhdojë të kryhet nga organi kompetent që është Komanda e Forcës Detare, pa ndërhyrje të subjekteve private”.                                                                                                                                                                                                                        Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 9, datë 3.4.2023 “Në këtë aspekt, në ndryshim nga çfarë pretendon ndër shkaqet e ankimit pala ankuese, prona nr. 696 në pronësi të shtetit vendoset nën sekuestron preventive, në kushtet kur vlerësohet se të ushtruarit e tagrave të buruara nga kontrata e qirasë nga kjo palë mbi këtë pronë të përfshirë në planin e vendosjes dhe përhapjes, do të rëndonte pasojat e veprës penale dhe do të shtonte rrezikun mbi gatishmërinë dhe operacionalitetin e Komandës së Forcës Detare, duke vënë në rrezik vazhdues interesat kombëtare të Sigurisë së Republikës së Shqipërisë, në vështrim të Kreut III, të VKM-së nr. 628, date 25.9.2019, “Për miratimin e dokumentit të rishikimit të strategjisë te mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë”, për sa kohë pala qiramarrëse/investitore ka akses në përdorimin e pronës në fjalë.

Ja çfarë thotë Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë me vendimin nr. 00-2023- 1001, datë 15.06.2023. “Referuar këtij argumentimi, Kolegji vlerëson se është i bazuar edhe konkluzioni që ka të bëjë me ekzistencën e rrezikut që vjen nga disponimi i lirë i pronës shtetërore, i dhënë me qira. Në këtë mënyrë, ka arsye të bazuara të mendohet se disponimi i lirë i pronës mund të ndikojë në shtimin e rrezikut mbi gatishmërinë dhe operacionalitetin e Komandës së Forcës Detare, duke vënë në rrezik vazhdues interesat kombëtare të Sigurisë së Republikës së Shqipërisë, në vështrim të Kreut III, të VKM nr. 628, date 25.9.2019, “Për miratimin e dokumentit të rishikimit të strategjisë te mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë”, për sa kohë pala qiramarrëse/investitore ka akses në përdorimin e pronës në fjalë”, shkruan Meçollari.

Roli i Begajt dhe Ballukut

SPAK me shkresën nr. 10074 prot., datë 9.12.2021, i ka kërkuar informacion Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura mbi statusin e pronës së bazës detare Sarandë (prona nr. 696), si dhe praktikën shkresore të ndjekur për dhënien me qira të kësaj prone kompanisë private “Marina Bay Saranda” SHPK.  Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor bajram Begaj, i jep informacion SPAK-ut, sipas kërkesë së tij, mbi çfarë i kërkon me shkresën nr. 8530/3 prot., datë 28.12.2021, por çuditërisht i përfshin në këtë praktikë edhe praktikën e një kontrate tjetër, të pakërkuar nga SPAK. Përfshin në përgjigje praktikën e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes për dhënie mendimi për projekt vendimin për miratimin e kontratës së koncesionit të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion”, shkruan ish-drejtuesi i Forcave Detare. Pra nëse kjo dosje hetohet siç duhet, fundoset dhe Belinda Balluku.

Roli i Begajt në “shitjen” e Bazës Detare të Sarandës

Meçollari ka treguar se si përfshihet ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral major Bajram Begaj në dorëzimin e Bazës Detare të Sarandës që lejoi fillimin e investimeve nga kompania private “Marina Bay Saranda” dhe siç shprehet gjykata u cenua gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

1. Shkresat nr. 4343/1, datë 19 gusht 2020, të ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj që i ka kërkuar Forcës Detare t’i dorëzojë kompanisë “Marina Bay Saranda” pronën prej 26,5 ha, duke përfshirë dhe bazën detare të Sarandës prej 4 ha (prona nr. 696).

2) Shkresa nr. 1619, datë 12 mars 2021, të ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj që i kërkon Forcës Detare ti dorëzojë kompanisë “Marina Bay Saranda” pronën prej 26,5 ha, duke përfshirë dhe bazën detare të Sarandës prej 4 ha (prona nr. 696).

3) Ka lejuar miratimin e Akt Marrëveshjen nr. 4389 prot., datë 10.12.2021 “Për dhënien e aksesit për fillimin e punimeve për ndërtimin e objekteve në interes të Komandës së Forcës Detare dhe lejimin për kalimin e mjeteve dhe të personelit që do të punojë për ndërtimin e dallgëthyesit në pronat në administrim të Komandës së Forcës Detare, Gjiu i Limionit Sarandë”. Firmosur nga ish-Komandanti i Forcës Detare gjeneralbrigade Ilir Xhebexhia.

4) Ka lejuar Amendimin nr. 1, me nr. 724 prot., datë 4.3.2022 të Akt Marrëveshjen nr. 4389 prot., datë 10.12.2021. Firmosur nga Komandanti i Forcës Detare kundëradmiral Adnand Agastra.

5) Ka lejuar nxjerrjen e urdhërit të Komandës së Forcës Detare nr. 90, datë 12.3.2022, “Për krijimin e komisionit për dorëzimin e pronës nr. 696 (Baza ndihmuese), pronës nr.1271 (objekte të bazës ndihmuese) dhe pronës nr. 1272 (objekte të bazës ndihmuese), Gjiri i Limionit, Sarandë, në prani të administratorëve të shoqërisë Marina Bay Saranda SHPK. Firmosur nga Komandanti i Forcës Detare kundëradmiral Adnand Agastra.

6) Në maj 2021 mjetet e Komandës së Mbështetjes kanë ndihmuar Forcën Detare në largimin e materialeve nga baza ndihmuese Sarandë mbas dorëzimit të saj. Komanda Mbështetëse nuk mund të veprojë në interes të nje komande tjetër pa urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. 4 qershor 2022, Bajram Begaj zgjidhet President i Republikës.”

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related