McGonigal dhe bizneset e Vladimir Putinit pas aferës së ishullit të Sazanit, fondacioni i Kushnerit u krijua me financimet e mbretit të Arabisë

Data

Kryeministri Rama paska bërë gjithë këtë kohë çdo gjë që ka patur në dorë përmes ish ambasadorit Richard Grenell, lidhjeve të përbashkëta me Vuçiçin, për ti dhënë vajzës së Donald Trump dhe dhëndrit të tij Jared Kushner, ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin e Vlorës. Në këtë aferë, e cila në fund mund të rezultojë një flluskë e madhe qëndrojnë pazare, mistere dhe prapaskena të cilat mund të zbardhen në vijim. Por faktet janë se në këtë marrëveshje po dalin fije të “zeza” që nuk dihet sa thellë shkojnë. Në marrëveshjet që bën Rama gjithmonë do dalin rusë e serbë dhe agjentë të korruptuar.

McGonigal dhe bizneset e Vladimir Putinit

E themi këtë pasi, ‘Aman Resort’, në pronësi të Vladislav Doronin ka marrë përsipër të ndërtojë eco-resortet në Ishullin e Sazanit. Dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, do të bashkëpunojë me rusin Vladislav Doronin për projektin prej 1 miliard dollarësh në Sazan. Por kush është Vladislav Doronin?  Vladislav Doronin është një manjat pronash i trajnuar për artet marciale, i cili është quajtur “Përgjigja e Rusisë ndaj Donald Trump”. Vladislav Doronin ka lindur në Bashkimin Sovjetik, por ka hequr dorë nga shtetësia ruse në vitin 1986, dhe mban tanimë 2 shtetësi  të Zvicrës dhe Suedisë. Ai njihet si themelues dhe CEO i firmës kryesore të zhvillimit të pasurive të paluajtshme, OKO Group, dhe pronar, Kryetar dhe CEO i markës më të shquar të resorteve në botë, Aman, portofoli i biznesit global të Doronin shtrihet në të gjithë globin. Me bazë në Zvicër, me prona në Azi, Afrikë, Evropë, Karaibe dhe SHBA perëndimore, Aman ofron eksperienca në vende ekzotike, të izoluara: Vietnami bregdetar, malet e Butanit, Maroken, ullishte, pyjet me pisha të Turqisë jugperëndimore. Rusi miliarder përmendet edhe për lidhjen e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Ish-agjenti i FBI-së është dënuar me 28 muaj burg “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama. Gjatë hetimit për rastin e tij Oleg Deripaska, nuk ishte i vetmi rus miliarder që kishte bashkëpunuar me McGonigal. Në pranverën e vitit 2022, ai rezulton të jetë punësuar nga një tjetër biznesmen rus, Vladislav Doronin. McGonigal do të drejtonte departamentin e sigurisë për 34 hotelet “Aman Resort” në pronësi të biznesmenit rus, pasi ai u punësua si nënkryetar i lartë pasi doli në pension në 2018 për sigurinë globale në gjigantin e pasurive të paluajtshme Brookfield Properties. Ish-agjenti i FBI-së la këtë post për t’iu bashkuar kompanisë “Aman Resort” në vitin 2022. Fakti që McGonigal ishte në listën e pagave të një biznesmeni shumë të fuqishëm rus e bën atë më të lidhur me elitën ruse në mbarë botën. Nga ana tjetër miliarderi rus ka deklaruar se i dha fund lidhjeve të tij të biznesit në Rusi në vitin 2014, por vitin e kaluar, RealDeal raportoi se dokumentet e gjykatës vërtetuan se Doronin kishte aksione në një kompani me bazë në Moskë deri në vitin 2022, kur ia kaloi pronësinë nënës së tij, e cila ende jeton në Rusi.

Fondacioni i Kushnerit u krijua me financimet e mbretit të Arabisë

Nga ana tjetër, sipas “New York Times”, Kushner krijoi kompaninë e tij të investimeve pasi la punën e tij në Shtëpinë e Bardhë si këshilltar i lartë i Trump. Ai kapitalizoi marrëdhëniet që kishte ndërtuar në negociatat e qeverisë në Lindjen e Mesme, të cilat përfshinin një marrëdhënie të ngushtë me princin e kurorës Mohammed bin Salman, sundimtarin de fakto të Arabisë Saudite. Duke përdorur këto lidhje të krijuara gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë, dhëndri i Trump, përfundoi duke siguruar 2 miliardë dollarë nga fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite dhe qindra miliona dollarë më shumë nga fondet e pasurisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. Pas publikimit të këtyre lajmeve, media amerikane Newsweek shkruan se Jared Kushner u përball menjëherë me akuza për korrupsion nga kongresmeni Robert Garcia, një demokrat nga Kalifornia. “Jared Kushner është kthyer në ndërmjetësuesin e marrëveshjeve të mëdha me qeveritë e huaja, sipas raporteve të reja. Ne kemi ekspozuar tashmë fondin e tij të investimeve prej 2 miliardë dollarësh me sauditët dhe po përpiqemi fort për të siguruar që kjo çështje të tërheqë vëmendjen që kërkon. Ky është korrupsion i vërtetë”, shkroi Garcia në X. Ndërkohë, Robert Weissman, president i Public Citizen, i cili gjurmonte marrëveshjet e biznesit që i konsideronte në konflikt interesi gjatë presidencës së Trump, i tha NYT. “Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi. Ky plan i veçantë investimi duket se përfshin më të keqen e çdo tendence korruptive të administratës Trump dhe familjes Trump”, thotë ai. Gjatë samitit të Axios BFD në Miami muajin e kaluar, Kushner mohoi se kishte ndonjë konflikt interesi me PIF dhe hodhi poshtë shqetësimet rreth pranimit të fondeve nga princi saudit i kurorës duke e quajtur vendin arab “një nga investitorët më prestigjiozë në botë”. “ Në samit, Kushner u pyet nëse ai besonte se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, me të cilin ai ka bërë biznes pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ishte përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Kushner u përgjigj: “Unë e njoh personin me të cilin jam marrë. Mendoj se ai është një lider vizionar. Mendoj se ajo që ka bërë në atë rajon është transformuese.” Khashoggi, një gazetar me qëndrim në SHBA, kritik ndaj udhëheqjes së Arabisë Saudite dhe bin Salmanit, u vra në një konsullatë saudite në Stamboll në tetor 2018. Një muaj më vonë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) arriti në përfundimin se princi i kurorës saudite kishte urdhëruar vrasjen e tij, duke sfiduar pretendimet e udhëheqjes saudite se ata nuk ishin të përfshirë në vrasje. Trump, i cili ishte president në kohën e vrasjes, mohoi gjetjet dhe bllokoi publikimin e një raporti të paklasifikuar që identifikonte këdo të përfshirë në këtë rast.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related