“Është një paralajmërim për SPAK”, analistja ‘shpërthen’ keq ndaj Nokës dhe Vokshit: Kamikazë që u zhdukën nga aksioni opozitar

Data

Analistja Brizida Gjikondi deklaroi se kjo marrëveshje e PS-së me Rithemelimin është një mesazh për SPAK dhe duket si një dorë e zgjatur për Berishën.

Duke analizuar situatën politike në një emision televiziv, Gjikondi tha se kjo është e kalkuluar sepse janë zhdukur nga aksioni kamikazët si Flamur Noka dhe Vokshi.

“Unë mendoj që ky është një paralajmërim për SPAK, dhe është një dorë e zgjatur.  Mua me bënë përshtypje që çuditërisht është zhdukur Flamur Noka, Albana Vokshi apo gjithë kamikazët e tjerë”, u shpreh Gjikondi.

Ndaj shton ajo, “unë mendoj që “Rithemelimi” nuk ka absolutisht primar interesin e qytetarëve por ka interesa personale. 5 muaj  mbajtën bllokuar Parlamentin që kur u hap çështja Partizani. Janë të lumtur sepse janë faktorizuan sepse që kur ka dal Sali Berisha non-grata kanë qenë i shpërfillur nga ndërkombëtaret.   Dhe këto deklarata që po mbahen, nuk janë për Sali Berishën por janë për stabilitetin e Shqipërisë për pjesën stabilitetit të Ballkanit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related