Një trup i pajetë është gjetur në Karaburun, në afërsi të Keput të Gjuzës.
Kufoma është gjetur nga eikuipazhi i një anije peshkimi, të cilët kanë njoftuar autoritetet.
Trupi i pajetë është marrë dhe është transportuar për në morgun e Vlorës, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat e tjera të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe
