Kur do të kthehet normaliteti në Kuvend? Salianji thumbon kreun e qeverisë: E marrim vetë vendimin, jo në tryezë me Ramën

Data

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në  një program televiziv tha se i qëndron mendimin se ulja në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të negociuar kërkesat e tyre kushtetuese është e gabuar. Sa i takon rikthimin të normalitetin në Kuvend, Salianji tha se këtë do ta vendosin vetë dhe jo në tryezë më kryeministrin Rama.

 

‘Unë nuk jam pesimist për nisjen e negociatave për atë që u propozua si negociatë. Nuk mendoj se PD dhe grupi parlamentar kthehet në normalitet për shkak se PS po u jep ndonjë gjë. Në kthehemi në normalitet nëse marrim vendim vetë. Në këtë kuptim ne nuk duhet të jepnim asnjë sinjal të uljes me Ramën. Nëse ka një diskutim për një marrëveshje politike është qeveria teknike, aty kemi detyrim të ulemi. Po s’kemi pse negociojmë për të drejtat tona kushtetuese.

Ligjet miratohet edhe në diktaturë detyra e mazhorancës të krijojë parlament normal. Ne nëse mendojmë se kjo është rruga e duhur e marrim vendimin vet, s’ka nevojë të ulemi me Ramën. Rama nuk i mban marrëveshjet. Bëjmë marrëveshje me partitë politike. Kuvendi nuk është i PS-së. Kjo është vendimmarrje e partisë. Unë jam kundër, nuk është rruga e duhur. Nuk mund të ketë marrëveshje me Ramën.

 

Sot kemi një ligj të ri për komisionet hetimore. Së dyti përfaqësim i drejtë në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Të jenë të gjitha partitë politike, por jo gjithë komisionin siç e kishte. Me aq deputet sa ka duhet të jetë. Me këtë akt në dëmtojmë perceptimin e opozitës tek demokratët. Në çdo rast unë do të respektoj vendimmarrjen e grupit. Nëse vendosim se duhet ti kthehemi normalitetit duhet ta bëjmë vet ne, jo duke u ulur me Ramën.’- tha Salianji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related