Analisti Ergys Mërtiri ka sjellë në vemendje qëndrimin e kreut socialist Rama dhe atij të Rithemelimit Berisha ndaj SPAK-ut.
Sipas tij SPAK-u është një krijesë e SHBA-ve për të goditur estabilishmentin politik në Shqipëri për të krijuar një politikë të re, pasi ajo aktuale është e korruptuar.
Analisti Mërtiri vlerëson se dy krerët e politikës Rama e Berisha janë kundër SPAK-ut, pasi ky i fundit i godet të dy. Ata godasin SPAK-un pasi kështu mbrojnë veten, tha Mërtiri duke shtuar se ortakëria mes tyre nuk ka lindur sot, por është e vjetër.
