“Nëse situata në Ukrainë përkeqësohet…”- Deklarata e Macron: Europa duhet të jetë gati për luftë nëse dëshiron paqe

Data

Europa duhet të përgatitet për luftë nëse dëshiron paqe, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron.

Në një intervistë në televizionin kombëtar francez, Macron tha se Rusia e Vladimir Putinit ishte një kundërshtar që nuk do të ndalej në Ukrainë nëse mundte trupat e Kievit.

“Nëse Rusia fiton këtë luftë, besueshmëria e Evropës do të zvogëlohet në zero”, tha Macron, teksa shtoi se “nëse lufta përhapet në Evropë, Rusia do të ishte fajtore.Por nëse vendosim të jemi të dobët, nëse vendosim sot se nuk do të përgjigjemi, do të ishte zgjedhja e humbjes tashmë. Dhe unë nuk e dua këtë.”

Ai vazhdoi duke thënë se siguria e Evropës ishte “në rrezik në Ukrainë”.

Macron tha se është e rëndësishme që Evropa të mos vizatojë vija të kuqe, të cilat do të sinjalizojnë dobësi për Kremlinin dhe do ta inkurajojnë atë të vazhdojë me pushtimin e saj në Ukrainë.

Por ai refuzoi të jepte detaje se si mund të dukej një dislokim në Ukrainë.

Macron gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet, por shtoi se situata e sotme nuk e kërkon këtë.

“Ne nuk jemi në atë situatë sot,” tha ai, por shtoi se “të gjitha këto opsione janë të mundshme. Nëse situata përkeqësohet në Ukrainë, ne duhet të jemi gati dhe do të jemi gati të marrim vendimet që janë të imponuara në mënyrë që Rusia të mos fitojë kurrë”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related