Plas sherri në Korçë, tre persona bëjnë për spital të riun nga Tirana

Data

Në prangat e policisë Korçë kanë rënë tre persona pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., pas një konflikti të momentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related