Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, foli dhe për gjetjen e depove të armatimit në Vlorë dhe në Durrës. Ai theksoi se grupet hetimore duhet t’i mbanin më gjatë nën monitorim këto baza, pasi vetëm kështu do mund të zbulonin të gjithë rrjetin dhe se kush merrte furnizime aty.
“Nëse themi se këta depo, që të kenë mundësi të kenë lidhje dhe se përse janë përdorur është mirë që hetimi ti mbante nën vëzhgim për një kohë më të gjatë. Për të parë, a kanë lidhje me njëra tjetra dhe kush janë ata grupe, që furnizoheshin në këto baza. Kjo kërkon ekspertizën e çdo arme dhe për t’i vërtetuar. Kjo e Vlorës, ka një gamë më të gjerë, është si një bazë logjistike”, theksoi ai
