Ish-komandanti i UÇK ndalohet nga Gjykata Speciale në Kosovë! Dërgohet në zyrat e EULEX-it! Ja çfarë tha avokati

Data

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku është ndaluar nga Policia e Gjykatës Speciale dhe u dërgua në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Lajmi u konfirmua edhe familjarë të tij, të cilët thane se nuk e dinë arsyen e ndalimit, raporton RTK.

Lushtaku u la i lirë pasi u mor në pyetje nga EULEX. Ndërkohë avokati i tij, Artan Çerkini, ka konfirmuar se Lushtakut i është konfiskuar telefoni.

“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Prokuroria e Specializuar ka bastisur shtëpinë e komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe ka konfiskuar telefonin e Hajredin Kuçit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related