Ndërsa bota mbarë 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, proteston për të drejtat dhe liritë, në Shqipëri ndodh e kundërta, teksa dhurohen buqeta me lule e dhurata në shenjë urimi.
Gazetari Eljan Tanini në një studio televizive thotë se e ‘trishton’ imazhi i i grave me lule që gëzojnë në këtë ditë, në vend që të jenë duke protestuar për të drejtat e tyre. Duke u ndalur tek gratë në parlament Tanini, tha se shumë pak prej tyre njihen, apo bëjnë diçka më tepër për gjininë e tyre.
Nëse ka një instrument të fuqishëm kjo shoqëri është gruaja është vajza gjithë të tjerët në burra. Nëse do të kisha mundësi të bëja një instilacion do të t’ja kushtoja gruas shqiptare, ose nënës.
Nuk është as e nënës as e gruas, është e vajzës që proteston për të drejtat e saj. Ajo që mua më trishton janë këto gratë dhe vajzat me lule që gëzojnë sikur kanë dalë nga foleja e milingonave. Faktikisht nuk duhet të jetë kështu. Mua më shqetëson pse e bëjnë kështu. Gratë dhe vajzat mblidhen më njëra tjetrën dukshëm nga ana televizive vetëm kur ka një protestë, fill pas një vrasje. Ne nuk e çojmë pak më tej këtë gjë. Bëjmë pak presion dhe e lëm me kaq. Por duhet shkuar me tej.
Gratë e parlamentit jo vetëm që nuk i njohim fare. Kam parë portrete që si njihja. E di që janë atje për të çuar dorën dhe për interesa të tjera, por pse nuk bëjnë diçka për gjininë e tyre. A ka mundësi që dikush që vret një grua a ka mundësi të kalbet në burg dhe të bëhet shembull për të tjerët.’- tha Tanini.
