Vazhdojne skandalet në parlament;‘Sot u votua pa kuorum’, Vasili i bën thirrjen urgjente SPAK-ut ndaj Felaj

Data

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar votimin në seancën e sotme Plenare. Pas votimit në Kuvend të ligjit për Investimet Strategjike me praninë e 68 deputetëve, Vasili kërkon nga SPAK hetimin e Ermonela Felajt dhe shkarkimin e menjëhershëm të saj për shkelje të ligjit.

Postimi i plotë i Vasilit

‘SPAK te hetoje skandalin e votimit sot ne Kuvend, te shkarkohet Felaj!

Sot korrupsioni dhe mafioziteti parlamentar i rilindjes arriti kulmin e kafsherise politike.

Felaj hapi votimin me kuorum totalisht te paligjshem me 68 vota.

Pika 2 e Nenit 55 të Rregullores së Kuvendit parashikon se “kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë”.

Ermonela Felaj duhet te shkarkohet urgjentisht per shperdorim te detyres shteterore.

SPAK te hetoje kete rast korrupsioni mafioz parlamentar shume te rende.

SPAK ne rast mosveprimi ngarkohet me shume pergjegjesi sepse dote legjitmonte puçin e rrembimit mafioz te parlamentit nga Rama dhe horrat e tij”, shkruan Vasili.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related