Policia greke i është vënë në ndjekje një të riu shqiptar, i cili edhe pse i është bërë me shenjë të ndalojë, i ka dhënë gaz mjetit, duke tentuar arratisjen.
Gjatë ndjekjes nga policia, 26-vjeçari shqiptar ka bërë manovra të rrezikshme duke vënë në rrezik jetën e njerëzve që gjendeshin në zonë.
Policia, për të ndaluar mjetin, ka qëlluar dhe drejt gomave të makinës së të riut. Si përfundim, makina arriti të largohej, por jo për shumë kohë.
Pak momente më vonë, i riu është ndalur dhe arrestuar në rrugën Nirvanas.
Sipas informacioneve, në bagazhin e mjetit u gjetën 15 kilogramë kanabis.
