Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas miratimit të ligjit për Investimet Strategjike ditën e sotme (7 mars) në Parlament.
Tabaku shprehet se kjo është hera e pestë që parlamenti shtyu ligjin që të gjithë e njohur si më korruptivi në 30 vitet e fundit.
Ajo shton se të shkatërrosh, natyrën, tregun dhe ekonominë për t’i bërë qokë të dyshuarve është një strategji e një qeverie të korruptuar.
“Askush deri më sot nuk ka bërë një analizë; sa investime ka sjellë Ligji Investimeve Strategjike? Sa prej tyre janë të huaja? Sa kanë punësuar? Kush është rezultati i zbatimit të ligjit që nga 9 vite e bëjmë 10? Përgjigja është e qartë; Ligji përpos se klientelist! Abuziv! Përpos se ligj i korruptuar! Është ligj që ka sjellë dëmin më të madh në ekonominë e vendit. duke mbyllur tregun, duke ndryshuar modelin ekonomik“, thotë ndër të tjera Tabaku.
“Për herë të pestë parlamenti i Shqipërisë shtyu Ligjin e Investimeve Strategjike, që të gjithë e njohin, e kanë pranuar që është ligji më korruptiv i 30 viteve të fundit. Ligji nga 9 vite do të zbatohet për 10 vite.
Kush janë rezultatet e këtij ligji? Në 44 vendime të KIS 75% e tyre janë në fushën e turizmit. Kur pyeta pak ditë më parë se çfarë ka mbetur pa u dhënë në investimet strategjike, sigurisht që përgjigja ishte e qartë; kanë mbetur pa u zaptuar Zonat e Mbrojtura. Askush deri më sot nuk ka bërë një analizë; sa investime ka sjellë Ligji Investimeve Strategjike? Sa prej tyre janë të huaja? Sa kanë punësuar? Kush është rezultati i zbatimit të ligjit që nga 9 vite e bëjmë 10? Përgjigja është e qartë; Ligji përpos se klientelist! Abuziv! Përpos se ligj i korruptuar! Është ligj që ka sjellë dëmin më të madh në ekonominë e vendit. duke mbyllur tregun, duke ndryshuar modelin ekonomik.
Por a është e ardhmja që duam të ndërtojmë ne për Shqipërinë? A është ligji sistemi i modelit ekonomik që duam të ndërtojmë? A është ky ligj reflektim i garës dhe meritokracisë në ekonomi? Një përgjigje që dihet që është jo!”, mbyll reagimin e saj Tabaku.
