Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ka folur edhe për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.
Shkurov u shpreh se Kievi është i njohur me ndihmën e Kosovës për vendin e tyre dhe se çështja e njohjes së pavarësisë është në axhendë.
Megjithatë ai u shpreh se fokusi kryesor i Ukrainës mbetet “dalja nga zjarri i luftës” me Rusinë, ndërsa shtoi se njohja e Kosovës ka karakter politik dhe se duhet të jenë të llogaritura edhe disa elemente të cilat ndoshta nuk duken në vija të përgjithshme.
Diplomati ukrainas theksoi se “nuk ka gjë të pamundur” dhe se sipas tij aktualisht njohja e Kosovës është “çështje kohe”.
