“Mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit në BE”- Zelensky në konferencë me Ramën: Duhet të keni besim tek stabiliteti që Ukraina do t’i ofrojë Evropës

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferenën me kryeministrin Edi Rama është shprehur se mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Por, Kreu i Shtetit të Ukrainës, theksoi se në konferencën me kryeminisrin Edi Rama se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Ai shtoi se duhet të bashkëpunojnë dhe të ecin përpara së bashku, duke shtuar se “duhet të keni besim tek stabiliteti që do i ofrojmë Evropë”.

Zelensky: Na duhet më shumë besim tek çfarë mund të bëjmë ne. Duhet që të keni besim tek ne stabiliteti që do i ofrojmë Evropës dhe integrimit të plotë tonit në BE.

Mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet të na mbështesni edhe ju ne.

Duhet të bashkëpunojmë, të ecim përpara, të merrni pjesë në samitin e Paqes, të na mbështesni në planin e paqes me 10 pika, të gjitha ata që vlerësojnë rendin botërore duhet të na mbështesni. Duhet të na mbështesni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related